Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, theu masën e sigurisë dhe kreu të njëjtën vepër penale


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë policore, njoftojnë se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, posedonte lëndë narkotike, organizonte lotari të palejuara dhe thyente masën e sigurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.

Si rezultat u bë arrestimi shtetasit: E. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasi E. D. është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të celularit të tij, shërbimet e Policisë gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.