Vendosni fjalën kyçe....

“Verën e ardhshme ëndërr e realizuar” – Rama nxjerr pamjet 3D nga Rruga e Arbrit, PD e kritikon


Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur duke publikuar disa pamje nga rruga e Arbrit, punimet e të cilës vazhdojnë ende. Kryeministri premton se verën e ardhshme, kjo rrugë do të jetë një ëndërr e realizuar për dibranët.

 “Mirëmëngjes dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

Lidhur me këtë postim të Ramës, ka ardhur nje reagim nga Partia Demokratike. Ish-deputetja Dhurata Çupi, thotë se kjo rrugë duhej të kishte mbaruar që në mandatin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe jo të zgjatej 8 vjet.

Ajo ka publikuar një tjetër video dhe fton qytetarët që ta shohin se si është në të vërtetë Rruga e Arbrit pa pamje 3 D.

Çupi shprehet se ata që e nisën ndërtimin e kësaj rruge, ata do ta përfundojnë.

“Rama dështoi me Rrugën e Arbrit”: Shikoni rrugën pa pamje 3D

Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D. Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës. Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka mbidyfishuar vlerën e punimeve. Edi Rama nuk di të punojë, por vetëm të vjedhë me klientët e tij. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike. Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qyyetarëve!”- thotë ish-deputetja demokrate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *