Vendosni fjalën kyçe....

Sylvester Stallone luan në filmin e ri të “Suicide Squad”


Sylvester Stallone i bashkohet kastës së aktorëve të filmit “The Suicide Squad”. Lajmi u konfirmua të shtunën nga regjisori i filmit, James Gunn.

Ai publikoi një foto të Stallones në “Instagram” dhe e quajti atë një “aktor ikonik”.

“Gjithmonë kënaqësi të punosh me mikun tim Silvester Stallone dhe puna jonë sot për filmin The Suicide Squad nuk ishte përjashtim.”– shkruan Gunn.

Pasi u hap lajmi për bashkëpunimin e tyre, Stallone gjithashtu bëri një postim në mediat e tij sociale.

“Puna me këtë regjisor të jashtëzakonshëm në këtë projekt mahnitës e ka bërë këtë një vit të mrekullueshëm. Unë jam një njeri me shumë fat që jam i rrethuar nga një talent i tillë!”- thotë Stallone.

Nuk dihet se çfarë roli do të luajë Stallone në filmin e ri, që planifikohet të dalë në vitin 2021.

Margot Robbie do rikthehet si Harley Quinn në filmin e ri, së bashku me Jai Courtney si Kapiten Boomerang, Joel Kinnaman si Kolonel Rick Flag dhe Viola Davis si Amanda Waller.

Gunn njoftoi se Idris Elba do të ishte gjithashtu pjesë e kastit të ri.

Por mbetet e paqartë se kush do të luajë rolin e Joker-it, pasi Jared Leto nuk duket se do të kthehet më në këtë rol.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *