Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër persona në vend lidhur me Covid-19


Katër persona kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri.

Sipas deklaratës zyrtare të lexuar nga përfaqësuesja e ISHP-së, Tomini, viktimat janë një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për sa u përket rasteve të reja janë zbuluar 149 persona të prekur nga covid-19.

Në dy spitalet në Tiranë janë shtruar 206 pacientë, me 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *