Vendosni fjalën kyçe....

Dy viktima brenda ditës, mbytet i riu te Gjiri i Lalëzit, plazhet pa vrojtues


Pas mbytjes së një 60-vjeçareje te Shkëmbi i Kavajës, një tjetër person është mbytur, kësaj here te Gjiri i Lalëzit.

Sipas njoftimi të policisë, viktima është një 26-vjeçar me iniciale Z.T. ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ors 14:00.

Mbytja e të riut e rëndon edhe më shumë bilancin në vend për sa u përket mbytjeve në plazhet shqiptare.

Që prej çeljes së sezonit turistik, dhjetëra qytetarë janë mbytur ndërsa në plazhe mungojnë rojet bregdetare, të trumpetuara nga qeveria vitet e fundit.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *