Vendosni fjalën kyçe....

Flakët djegin çfarë gjejnë përgjatë autostradës Lezhë-Milot


Një vatër e madhe zjarri ka rënë në kryqëzimin e Shënkollit me Milotin.

Flakët po përhapen më shpejtësi e ndihmuar edhe nga era.

Deri tani nuk ka mbërritur zjarrfikëset për të vënë nën kontroll flakët dhe minimizimin e dëmeve.

Banorët e zonës kanë kërkuar që shteti të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të punojë sa më shpejt që flakët të vihen nën kontroll dhe të shuhen.