Vendosni fjalën kyçe....

“Jam i çoroditur nga trutë” – Babai nga Vlora kërkon ndihmë, vajza 14-vjeçare e zhdukur prej 3 ditësh


Prej tri ditësh një vajzë e moshës 14-vjeçare nga Vlora është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Familjarët e të miturës kanë bërë denoncimin në polici. Babai i saj ka dalë përpara gazetarëve, ku ka bërë të ditur dhe numrin e tij të telefonit dhe u kërkon shqiptarëve ta kontaktojnë nëse kanë ndonjë informacion për të.

“Unë jam si i çorientuar nga trutë për shkak të humbjes së vajzës sime.”- tregon ai. Policia ka vënë në dispozicion fotot e adoleshentes, dhe është vënë në kërkim të saj. Vendndodhja e fundit e ditur e 14-vjeçares është Lushnja. Babai i saj tregon se ka marrë informacion nga mbesa e tij për këtë.

“Mbesa ime në Greqi më dha informacion që vajza ndodhej në Lushnje dhe aty ka marrë një çun, ka marrë në telefon një djalë që quhet Silvi. Rreth orës 12:30, çupa ka dalë nga hoteli dhe më pas nuk është parë më. Nëse mundeni të na kontaktoni në numrin tim kush e gjen, ju falenderoj shpirtërisht, ju lutem bëjeni si për fëmijën tuja.”, ka deklaruar i zotëria, i cili ka shpërthyer në lot përpara gazetarëve.

Ai thotë: “I falënderoj të gjithë shqiptarët, nëse mund të më kontaktojnë te numri im 0692020843. Nuk kemi pas asnjë konflikt në familje, është hera e parë që ndodh, sepse unë jam një prind shembullor, që shikoj punë shtëpi, e shtëpi punë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *