Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e mikut të tij, gjykata lë në burg Mihal Thimjon


Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Mihal Thimjon, 33-vjeçarin i cili akuzohet për ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë ku mbeti i vdekur miku i tij, 57-vjeçari Gëzim Saraçi.

Seanca ka zgjatur 20 minuta dhe fillimisht prokurori Juljan Çafka ka lexuar argumentat e grupit hetimor dhe në fund kërkoi masën burg pa afat për 33-vjeçarin.

Avokati i të pandehurit nga ana tjetër, Piro Boboli, kërkoi një masë më të lehtë dhe rrethana lehtësuese pasi klienti i tij e ka pranuar krimin dhe pretendon se ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Por kjo nuk e ka bindur gjykatësin Pëllumb Vehbiu, i cili mbështeti kërkesën e prokurorit për masën e sigurisë.

Kujtojmë se pas arrestimit, 33-vjeçari Mihal Thimjo ka treguar para policisë pasi se miku i tij Saraçi e ka ofenduar dhe e ka qëlluar i pari, dhe ai është detyruar të vetëmbrohet duke e goditur me levë.
E gjithë kjo pas një nate që kishin ngrënë e pirë bashkë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *