Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon pamjet e rënda të para 29 viteve: Koha që shqiptarët ta ndërtojnë Europën këtu


Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar disa pamje të rënda nga Vlora, të 19 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nisën drejt Italisë me shpresë për të gjetur lirinë e munguar nga regjimi komunist.

Sipas Metës, edhe pse kanë kaluar 29 vite nga këto pamje tronditëse, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur. Kreu i shtetit thotë se ka ardhur koha që shqiptarët ta ndërtojnë Europën këtu, në vendin e tyre.

Mesazhi i Metës:

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!
Koha për ta ndërtuar Europën ketu!
Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *