Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden merr kryesimin në Xhorxhia


Deri dje presidenti Donald Trump ishte përpara me votat në Xhorxhia, mirëpo këtë të premte duket se kryesimin e ka marrë kandidati demokrat Joe Biden.

Ai ka ngushtuar gjithashtu ndjeshëm hendekun në Pensilvani, duke fituar terren në të dy shtetet që kanë votat e mjaftueshme për ta bërë atë president.

Ndërkohë Trump ka përsëritur akuzat e tij për mashtrim.

Siç shkruajnë mediat amerikane, Biden kishte një epërsi prej më shumë se 900 votash në Xhorxhia, e cila ka 16 vota të kolegjit elektoral.

Biden kryeson me vetëm 917 vota nga 4.9 milion vota totale të mbledhura, me më pak se 1% të votave që mbeten ende për t’u numëruar.

Marzhi është aq i ngushtë saqë shumë organizata të lajmeve, nuk po parashikojnë një fitues. Nëse Biden fiton Xhorxhian, ai bëhet demokrati i parë që e bën këtë që nga viti 1992.

Ndërkohë në Pensilvani Biden është 18,000 vota larg Trumpit. Pensilvania ka 20 vota në kolegjin elektoral.

Në rast se Biden fiton njërin prej këtyre dy vendeve, automatikisht bëhet ai president pasi është vetëm 6 vota elektorale larg. Që nga e enjtja, Biden ka 264 vota elektorale nga 270 që i duhen për të fituar Presidencën, ndërsa Trump ka 214.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *