Vendosni fjalën kyçe....

“Fusha” fiton tenderin 58 milionë lekësh në Bashkinë e Tiranës


Bashkia Tiranë i ka dhënë një tender kompanisë Fusha. Bëhet fjalë për një tender 58 milionë lekësh për blerje betoni.

Që prej ardhjes së Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranë kompania Fusha ka fituar më shumë se 40 tendera me vlerë më shumë se 40 milionë euro.

Një tjetër tender i përfituar kohët e fundit nga kompania Fusha është ai i Bulevardit Zog I në Tiranë, me vlerë 5 milionë euro për 600 metra rrugë ose e thënë ndryshe rreth 8200 euro për metër.

Kompania Fusha drejtohet nga Shkëlqim Fusha, vëllai i ish-kreut të prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Ky i fundit është dorëhequr nga sistemi i drejtësisë duke iu shmangur vettingut. Kryebashkiaku Veliaj e Petrit Fusha janë fotografuar së bashku në periudhën kur në landfillin e Sharrës u gjet i vdekur i mituri Ardit Gjoklaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *