Vendosni fjalën kyçe....

Zhduken dhjetëra mijëra fishekë në Gjermani, nisin hetimet


Dhjetëra mijëra fishekë janë zhdukur nga arsenalet ushtarake gjermane që nga viti 2010. Zbulimi vjen në mes të raporteve se një fraksion i së djathtës ekstreme ka lëshuar rrënjë në njësinë komando të ushtrisë.

Më shumë se 60,000 fishekë të kalibrave të ndryshëm janë zhdukur gjatë 10 viteve të fundit, raportoi ‘Die Welt’ të premten, duke përmendur përgjigjen konfidenciale të qeverisë ndaj kërkesës së paraqitur nga ligjvënësit gjermanë.

Numri i përgjithshëm i fishekëve është në të vërtetë shumë më i madh dhe qëndron afërsisht në 96,000 të tillë, nga të cilat vetëm 36,000 u gjetën më vonë, tha gazeta.

Në mbi 100 raste, policia dhe ushtria nuk arritën të përcaktojnë se mund të mund të kishte përfunduar municioni.

Ministria gjermane e Mbrojtjes është zotuar të zhvillojë një hetim të plotë mbi municionin e humbur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *