Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona blen sulmuesin brazilian


Gustavo Maia e ka kompletuar kalimin në Barcelonë nga Sao Paulo, ka konfirmuar klubi brazilian.

Barça i ka paguar 4.5 milionë euro për ta blerë sulmuesin 19-vjeçar, sipas ESPN.

Kalimin e Maia në Barcelonë e ka konfirmuar Sao Paulo, sipas ESPN.

Në fillim të vitit, Barcelona i kishte paguar një milionë euro për Maian por ka pritur deri më 15 korrik për t’i paguar edhe 3.5 milionë euro të tjera për ta kompletuar blerjen e tij.

Gjiganti spanjoll i mban 70 për qind të të drejtave të lojtarin, ndërsa 30 për qind të tjera i takojnë Sao Paulos. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *