Vendosni fjalën kyçe....

“Jetojmë me frikë”, shtëpia ku në 3 vjet i janë futur brenda 17 automjete (FOTOT)


Një familje në Devon të Anglisë po “jeton në frikë” pasi shtëpia e tyre goditet vazhdimisht nga automjetet.

Familja Munns, thotë se 17 automjete janë përplasur me pronën e tyre në tre vitet e fundit.

Rasti më i keq ishte ai i fundit, të djelën një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në shtëpi, duke shkatërruar banjën dhe dhomën e gjumit.

Sikurse shkruan “Daily Mail”, për fat të mirë në ato momente nuk kishte njeri në atë hapësirë të shtëpisë.

Drejtuesi i mjetit, një burrë 36-vjeçar nga Harrogate u arrestua me dyshimin se po e ngiste automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë.

Duke folur për natën e përplasjes zonja Munns tha: “Unë nuk mund ta përshkruaj dot zhurmën sepse ishte aq shqetësuese. Kemi dëgjuar një përplasje të plotfuqishme, nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë. I gjithë muri ishte zhdukur dhe shtëpia ishte plotësisht e hapur. Nëse dikush do të kishte qenë në banjë … as nuk dua ta mendoj.”

Kathryn Munns tha se kishin tre vjet që ishin shpërngulur në këtë shtëpi dhe kishin ndodhur plot 17 incidente, katër prej të cilëve kanë qenë më të mëndjenj.

Ajo shprehu zemërim ndaj Këshillit të Qarkut Devon, duke thënë ‘Na trajtoi në mënyrë të tmerrshme’.

Munns akuzon autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse ata e kanë ngritur problematikën dhe kanë kërkuar që të vendosen mbrojtëse në rrugë.

Ajo thotë: “A do të duhet të vritet nëna time, njerku im apo unë sepse dikush harroi të merrte kthesën përsëri? Kjo është një rrugë që nuk mund të ecësh më shumë se 30 kilometra në orë, por askush nug e nget makinën 30 km në orë”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *