Vendosni fjalën kyçe....

“Kthe fotografinë e Thaçit në pjesën ballore të zyrës” – PDK i bën thirrje Osmanit


Partia Demokratike e Kosovës nuk do marrë pjesë edhe sotnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kanë thënë se do e bojkotojnë edhe sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Ata kanë theksuar se shkak për këtë janë veprimet anti-kushtetuese e anti-ligjore të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka larguar fotografinë zyrtare të presidentit Thaçi nga muri ballor në zyrën e saj, ashtu siç e parasheh Ligji për Protokollin e Shtetit.

‘Si më sipër, duke shpresuar se do ta keni më të qartë detyrimin tuaj, nga aktet juridike të sipërcekura, Ju inkurajojmë të ktheni fotografinë e Presidentit të Republikës së Kosovës në pjesën ballore në zyrën tuaj si kryetare, dhe të distancoheni nga qasja jo institucionale dhe të mos krijoni një precedent të tillë, i cili do të ketë pasoja jo vetëm në nivel të zhvillimit të jetës institucionale dhe politike në planin afatshkurtër, por edhe do të ketë pasoja afatgjate në aspektin e zhvillimit dhe kultivimit të kulturës shtetërore, kushtetuese dhe parlamentare në demokracinë tonë të re’, thuhet dër të tjera në shkresën e PDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *