Vendosni fjalën kyçe....

26-vjeçarja pranon se e futi Hekuran Billën në kurth: E kam bërë për para


Zbulohet dëshmia e Adiola Lakrës, e cila u arrestua mbrëmjen e kaluar nga policia e Beratit, për vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor.

26-vjeçarja ka pranuar se ka patur njohje me viktimën dhe me të akuzuarin për vrasjen e tij, Sebastjan Malin. Ajo thotë se ka marrë para nga Mali, për t’u shoqëruar me Billën.

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, ka thënë Lakra, citon Balkanweb.

Vajza e re ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes.

Pas arrestimit të Adjola Lakrës janë 3 persona të arrestuar për vrasjen e Billës.  Viktor Marku qëndron pas hekurave si i dyshuari kryesor, po ashtu edhe Sebastjan Mali (dajë e nip).

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i cili u vra në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa. Organet e hetimit besojnë se Lakra është përdorur nga Viktor Marku dhe Sebastjan, që ajo të fitonte dashurinë e Billës, për të mësuar të gjitha lëvizjet e tij e për të marrë hak për vdekjen e Prel Markut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *