Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Hekuran Billës, gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitjeje” për Andi Agrajën


Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Andi Agrajën, personin që u arrestua gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

32-vjeçari nga Shkodra, dyshohet për armëmbajtje pa leje. Sipas uniformave blu, 32-vjeçari në momentin e ndërhyrjes të shërbimeve të policisë është larguar me vrap, duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës policia gjeti e sekuestroi një pistoletë, me një krëhër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Më pas policia arriti ta kapte brenda disa minutash.

Lidhur me vrasjen e Hekuran Billës, janë arrestuar Viktor Marku dhe Sebastian Mali (Dajë e nip). Viktor Marku është është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli, ngjarje për të cilën ka qenë dënuar me buerg Hekuran Billa.