Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit


Arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit pas ndalimit të tij për mbajtje kanabisi. I arrestuar sot është edhe shoku i tij, Ergi Gjumsi 21 vjeç.

Policia shoqëroi dje në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdari, i cili mban po të njëjtin emër, së bashku me një të ri tjetër dhe një vajzë pasi pas kontrollit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji i janë gjetur në makinë 5 doza me lëndë narkotike.

Makina drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale E.Gj 21-vjeç ndërsa pasagjerë ishin Azem Hajdari 23-vjeç dhe shtetasja S.M 19-vjeç.

“Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale”-thuhet në njoftimin e policisë.

Azem Hajdari dhe Ergi Gjumsi