Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te Kepi i Rodonit, humb jetën 45-vjeçari


Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në zonën e Kepit të Rodonit, në Durrës, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit që drejtonte.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi Arben Karamuço, i cili po drejtonte një motomjet me katër goma. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe duke pësuar dëmtime të rënda.

Si pasojë e plagëve, 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, një grua që udhëtonte me të në motomjet ka shpëtuar dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.