Vendosni fjalën kyçe....

Suedia kundër OBSH-së: Ka keqinterpretuar të dhënat pandemike


Suedisë duket se nuk është dakord me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e cila e ka përfshirë atë në listën e vendeve që janë në rrezik nga një valë e dytë e Covid-19.

Siç shkruan BBC, kryeepidemiologu suedez Anders Tegnell, ka akuzuar OBSH-në se ka keqinterpretuar të dhënat pandemike të Suedisë dhe se nuk sheh që në shumë vende dhe territore evropiane ka një rritje të infeksioneve.

Tengell pranon se Suedia ka regjistruar më shumë raste të koronavirusit, por kjo vetëm sepse po kryen më shumë teste.

Ai i tha SVT të premten se është “për të ardhur keq”, që OBSH po “ngatërron Suedinë” me vendet në fillimin e epidemisë së tyre.

“Ata nuk telefonuan për të na pyetur ne”– u ankua ai. “Numri i pranimeve në kujdesin intensiv është në një nivel shumë të ulët dhe madje vdekjet kanë filluar të bien.”

Vëzhguesit thonë se niveli i vdekjeve në Suedi tani është ulur në nivelet normale për kohën e vitit. Çfarë tha OBSH?

Sipas OBSH-së, Suedia ka regjistruar 155 infeksione për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, një nivel shumë më i lartë se çdo vend tjetër në rajonin e Evropës (që sipas përcaktimit të organizatës përfshin, ndër të tjera, edhe Kirgistanin dhe Kazakistanin) përveç Armenisë.

Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Henri Kluge, tha se në 11 vende të këtij rajoni të madh “transmetimi i përshpejtuar ka çuar në një rritje shumë domethënëse të rasteve, të nëse lihen të pakontrolluar do t’i rikthejë sistemet e kujdesit shëndetësor përsëri në kolaps.”

Vendet dhe territoret e tjera ishin: Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Kosova, Armenia, Azerbajxhani dhe shtetet e Azisë Qendrore si Kirgistani dhe Kazakistani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *