Vendosni fjalën kyçe....

Tani mund të dalim lirisht – Fundjava e parë pa kufizime pas më shumë se 2 muajsh


Pas më shumë se dy muajve në bllokim për shkka të pandemisë së koronavirusit, më në fund do të kemi fundjavën e parë pa kufizime.

Këtë të shtunë dhe të dielë qytetarët do të mund të lëvizin si në ditët normale para karantinës, pa kufizime oraresh.

Bizneset po ashtu do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, madje edhe lokalet e restorantet.

Kujtojmë se më parë gjatë fundjavave kishte vetëm një fashë orari për pensionistët deri në orën 10:00, pas tyre prindërit me fëmijët nën 14 vjeç, ndërsa pjesa tjetër ishte e detyruar të qëndronte mbyllur. Të shtunave lejoheshin vetëm farmacitë e ushqimoret, ndërsa të dielave nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti biznesi.

Por pas heqjes së gjithë këtyre kufizimeve, vetëm një gjë do të ndalohet këtë fundjavë: Lëvizja e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra.

 

Por edhe ky kufizim do të hiqet të hënën e 1 qershorit, kur më në fund qytetarët do të lëvizzin nga një qytet në tjetrin lirisht.

Siç ka bërë me dije edhe Ministria e Shëndetësisë, pas 1 qershorit do të rihapen çerdhet dhe kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë, plazhet për hotelierët (nga data 6 qershor edhe për qytetarët). Madje edhe kufijtë tokësorë.

Vetëm transporti publik do të vijojë të jetë i mbyllur./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *