Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se do rrëmbente një fëmijë, ndalohet taksisti në Elbasan


Një taksist është ndaluar në Elbasan pasi dyshohet se do rrëmbente një fëmijë.

Taksisti Sami Meta 55 vjeç është ndaluar nga policia, pasi është denoncuar se ka qenë duke rrëmbyer një fëmijë.

Sipas policisë, kanë qenë familjarët ata të cilët kanë denoncuar taksistin 55-vjeçar.

Policia ka ndaluar Metën dhe ka bllokuar makinën e tij dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *