Kryeministri Edi Rama në daljen publike për të lajmëruar masat e reja pas 1 qershorit, njoftoi se fundjava pa makina mund të vijojë edhe në kohë pa pandemi.
Rama tha se pas sezonit të verës minimalisht dita e diel do jetë pa makina.
“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve e orareve në Tiranë dhe në qytetet tona, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për tu rikthyer pas sezonit të verës, çdo të diel minimalisht, nga tetori dhe deri marsin e ardhëm. Si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit”-tha Rama.