Vendosni fjalën kyçe....

Rama përjashton Fatos Tushen nga PS-ja: S’jemi avokatë të të pandehurve


Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushes, i cili u shkarkua nga detyra pak ditë pas arrestimit të tij.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nuk është as detyra e tij dhe as e PS-së, të bëjnë rolin e avokatit të të pandehurve.

 “Ju kam thirrur sot këtu për një shkak dhe dy arsye themelore në lidhje me punën tuaj. Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Lushnjes të akuzuar nga SPAK për korrupsion.

Patjetër që kryebashkiaku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por nuk është detyra ime as e PS të kërkojnë pafajësinë e tyre.

Kjo është puna e avokatëve të të pandehurve, ndërsa ky është rasti për t’ju përsëristur juve dhe të gjithë të tjerëve që kanë marrë apo do marrin besimin e shumicës sonë të mandatuar për të tretën herë rresht nga populli shqiptar si forcë qeverisëse se PS nuk është zyrë avokatie të të pandehurve e akuzuarve nga drejtësisa por fuqia e votuar nga popoulli për t’i shërbyer Shqipërisë e qyetatëve, jo të pandehyurve, as të akuzuaerve në radhët e veta.

Korrupsioni, rryshfeti, bakshishi, nuk kanë ngjyrë politike dhe janë e zeza, errrësira, llumi, me të cilin ne duhet e do të përballemi duke vijuar të reformojmë Shqipërinë, të ndërtojmë shtetin e të drejtës shqiptare, të refuzojmë çdo lloj mbrojtje për këdo qoftë ndër ne që bie pre e tyre, të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë me forcën e shembullit jo me shembullin e forcës.

Kryetari i Bashkisë do shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga PS, masa që mund të rishikohen vetëm nëse ai mund të dalë i pafajshëm para drejtësisë.”- deklaroi sot kryeministri Edi Rama.