Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Kush minon garancitë për zgjedhjet, nuk do zgjedhje demokratike e integrim europian


Këtë mëngjes, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka shpërndarë qëndrimin e kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Përmes një mesazhi të shkurtër, Basha thotë se kushdo që minon garancinë për standarde zgjedhore, nuk do zgjedhje demokratike.

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë.”- shkruan Basha.

Basha mban këtë qëndrim, pasi Rama u tërhoq dhe bllokoi dje në Këshillin Politik konsensusin për identifikimin biometrik në zgjedhje.

Në postimin në fjalë të shpërndarë nga Basha, Luigi Soreca uronte palët për bashkëpunimin dhe i bën thirrje të vijojnë për të çuar përpara Reformën Zgjedhore dhe rrjedhimisht dhe rrugën drejt integrimit në BE.

 “Është e rëndësishme për të bërë përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31 maj. Lejoni Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit të saj”- shkruan Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *