Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Shumë shpejt do publikojmë raportin mbi origjinën e Covid-19


SHBA-të do raportojnë në mënyrë ‘përfundimtare’ mbi origjinën e virusit Covid-19 me kalimin e kohës, tha presidenti Trump pa dhënë hollësi të tjera. Uashingtoni pretendon se virusi ka ardhur nga jë laborator kinez dhe po vijon me mbledhjen e provave.

“Ne do të raportojmë në mënyrë përfundimtare me origjinën e virusit brenda një periudhe të shkurtër kohe.” – u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Trump tha javën e kaluar se ai kishte një ‘shkallë të lartë besimi’ se koronavirusi i ri e kishte origjinën nga një laborator në Wuhan.

Në një deklaratë javën e kaluar, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) tha se komuniteti i inteligjencës amerikane ishte në marrëveshje me konsensusin më të gjerë shkencor se virusi ‘nuk ishte i bërë nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht’.

Megjithatë, shtoi se do të hetonte nëse infeksioni ishte përhapur nga kontakti me kafshët apo nëse ishte ‘rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *