Vendosni fjalën kyçe....

Rangnik nis të punojë për projektin Milan, emrat që ka në listë


Gjermani Rangnik është një nga emrat më të përfolur për të drejtuar Milanin sezonin e ardhshëm.

Sipas Sportmediaset, tekniku ka nisur që tani projektin e drejtimit të ekipit kuqezi dhe ka edhe emrat që do kërkojë t’i ketë nën urdhrat e tij.

Për mesfushën janë menduar hungarezi Szoboszlai i Salcburgut e Gëce i Dortmundit.

Në mbrojtje emri që kërkohet është Upamecano i Lajpcigut ndërsa në sulm përveç rinovimit të Ibrahimoviçit, tekniku ka shënjestruar serbin e Realit të Madridit, Joviç dhe Dani Olmo të Lajpcigut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *