Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia eliminon Partizanin nga Kupa e Shqipërisë


Kupa e Shqipërisë mbylli fazën çerekfinale për ndeshjet e kthimit. Sot në 13:00 në Laç, vendasit humbën 0-3 me Egnatian.

Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kalojnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Partizani fitoi 1-0 me Vllazninë në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Megjithë fitoren, “Demat” e Colellas eliminohen nga Kupa, kjo pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.

Kampionët në fuqi të Kupës, Vllaznia kaloi më tej në një event që e ka fituar dy vitet e fundit.

Dje në fazën gjysmëfinale të Kupës u kualifikuan Tirana dhe Teuta. Kështu, Egnatia, Vllaznia, Tirana dhe Teuta do mësojnë rivalët në shortin e FSHF-së.