Vendosni fjalën kyçe....

Holandezët protestë në Hagë kundër kufizimeve Covid-19, përplasen me policinë (Video)


Dhjetëra qytetarë u arrestuan në Holandë pas përleshjeve me policinë në Hagë gjatë një proteste të paautorizuar kundër kufizimeve të qeverisë lidhur me Covid-19.

Raportet sugjerojnë se afërsisht 200 persona u mblodhën në qytetin holandez të Hagës të martën për një demonstrim kundër masave të marra nga qeveria për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria holandeze ndaloi tubimet publike në mes të marsit dhe protesta nuk ishte e autorizuar, por as nuk ishte ndaluar plotësisht.

Sidoqoftë, kryebashkiaku Johan Remkes tha se protesta mund të vazhdojë në parkun Koekamp, pasi protestuesit të sigorojnë një largësi prej të paktën pesë metrash nga njëri-tjetri. Pasi urdhri i tij nuk u zbatua ai raportohet se urdhëroi arrestimin e tyre.

Pamjet e dëshmitarëve okularë nga vendi i ngjarjes treguan se policia e hipur në kuaj dhe oficerët e ndërhyrjes së shpejtë u përplasën me protestuesit.

Policia e Hagës pohoi se ata kishin arrestuar protestuesit që nuk kishin zbatuar urdhrin e kryebashkiakut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *