Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vullneti i popullit është në kuti, numëruesit ta mbyllin procesin sipas ligjit


Kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia blu dha një deklaratë të shkurtër për mediat në mbyllje të procesit të votimit.

Basha tha se vullneti i popullit ndodhet në kuti ndërsa kërkoi që komisionerët të mbyllin numërimin sipas ligjit.

Faleminderit të gjithë qytetarëve që zgjodhën ndryshimin. Vullneti i popullit është në kuti. Kam besim që komisionerët dhe numëruesit do ta mbyllin procesin sipas ligjit. Në fund Shqipëria fiton”-deklaroi Basha.