Këshilli i Lartë Gjyësor ka nisur një mbledhje me video-konferencë për të shqyrtuar mandatin ekreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Shqyrtimi vjen pas letrës së presidentit Meta i cili iu drejtua KLGJ-së duke e vënë në dijeni se Dvorani nuk mund të mbante më pozicionin në fjalë pasi i ka mbaruar mandati që prej vitit 2014.
Ditën e djeshme kreu i KED-së i dorëzoi KLGJ-së argumente e mbrojtjes ndërsa i ktheu edhe një përgjigjje presidentit duke e këshilluar që të ishte më i përmbajtur e të mos godiste institucionet e vendit.