Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja pranon kërkesën e Dvoranit, i jep kohë të argumentojë mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur t’i japë disa ditë kohë kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi  dhe GJykatës së Lartë, Ardian Dvorani, për të paraqitur argumentet për mandatin e tij në Gjykatën e Lartë.

KLGJ-së thotë se mbledhja mund të zhvillohet të martën e ardhshme, ndërsa vendimi për zgjatjen e kohës për Dvoranin për argumentim vjen pas kërkesës së tij të pak ditëve më parë ku ai i kërkoi KLGJ-së më shumë kohë për të dhënë mendim për mbarimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë, raporton BalkanWeb.

Dvorani kërkoi shtyrjen e afatit të kohë së dhënë nga KLGJ dhe kjo u pranua me vendim qarkullues.

Mbledhja e radhës e KLGJ mund të mbahet të martën edhe pse nuk ka një datë fikse. Presidenti Meta pak ditë më parë dërgoi një letër në Gjykatën e Lartë dhe KLGJ ku konstatonte mbarimin e mandatit të Dvoranit si anëtar në Gjykatën e Lartë.

Dvoranit i ka mbaruar mandati që në 2014 por ka qëndruar në detyrë prej vakumit në GJL, derisa mbeti dhe si anëtari i vetëm i saj si pasojë edhe kreu i KED.

Tashmë me mbarimin e mandatit Ardian Dvorani duhet të largohet si anëtar i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht dhe nga kreu i KED por gjithashtu duhet të vijojë përballjen me drejtësinë ndaj kallëzimeve penale nga Presidenti Meta jo më me si anëtar i këtij institucioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *