Vendosni fjalën kyçe....

Dvorani i përgjigjet Metës, dorëzon argumentet në KLGJ: Presidenti të jetë më i përmbajtur


Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të zhvillojë nesër një mbledhje me videokonferencë për të shqyrtuar mandatin e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ky i fundit ka dorëzuar në KLGJ argumentet e tij ndërsa i ka kthyer edhe një përgjigjje presidentit Meta.

Ai thekson se presidenti duhet të jetë më i përmbajtur dhe se nuk mund të godasë institucionet e pavarura.

“Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur. Ai nuk mund të godasë institucionet e pavarura.” – tha Dvorani.

Ai shtoi se KLGJ-ja nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar dhe se emërimet në Gjykatën e Lartë nuk janë si në Gjykatën Kushtetuese pasi vakancat nuk shpallen për emra të përveçëm, por për pozicionet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *