Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet fanela e Italisë për Europianin 2021, me simbolet e Rilindjes


Teksa Europiani 2020 është shtyrë për verën e ardhshme për shkak të pandemisë Covid-19, Italia ka zbuluar fanelën që do mbajë veshur.

Ngjyra e saj është e kaltra tradicionale e kombëtares italiane, e prodhuar nga ‘Puma’ ndërsa në bluzë janë të gdhendura simbolet e Rilindjes italiane.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Mançini është kualifikuar në kompeticionin e rëndësishëm në kontinent.

Euro 2020 do jetë krejt e veçantë për nga formati pasi do luhet në 12 qytete në 12 vende europiane. Ndeshja e parë do luhet në Romë ku Italia do presë Turqinë ndërsa mitiku Uembli i Londtës do presë gjysmëfinalet e finalen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *