Vendosni fjalën kyçe....

“Deri më 18 prill do kenë vdekur 250 shqiptarë”- Çfarë ka për të thënë sot Taulant Muka


Rreth një muaj më parë, ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, bëri një paralajmërim të frikshëm gjatë një interviste televizive.

Ndërkohë që kishte nisur frika për pasojat që do të sillte koronavirusi në vend, Muka tha se deri më 18 prill, do të kishte maksimumi 250 të vdekur në vend, dhe mbi 1000 persona të infektuar.

E deklarata e tij bëri shumë bujë për shkak se u transmetua në një televizion kombëtar si Top Channel.

E ja ku jemi sot, kalendari shënon 18 prill, por bilanci i viktimave e i të prekurve nuk është aq i frikshëm sa parashikonte eksperti Muka.

Sot Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 548, prej të cilëve janë shëruar 302 persona e kanë humbur jetën 26.

E pas disa kritikave që ka marrë në rrjet se pse ka përhapur më kot panik, Muka ka reaguar duke thënë se numri i vdekjeve të deklaruara nga koronavirusi në Shqipëri nuk është real.

“Ka disa te “(ç)diplomuar” personazhe “publike” qe sot jane te “irrituar” me mua pse nuk ka 250 persona qe kane nderruar jete nga COVID-19 ne vendin tone sepse e paskam parashikuar ne Top Channel.
E para, une nuk rashe ne kurthin e organizuar nga media qe kerkonte te perserisja e te thoja 18 mije vdekje per te nxjerre nje KM hero!

E dyta, qeveria, pasi nuk permenda 18 mije vdekje, u irritua se deklarova se nese karantina do jepte efekt 50% ne uljen e transemitimit te infeksionit, me te dhenat zyrtare deri ne ate kohe, do prisnim 250 vdekje deri ne daten 18 Prill. Pra bazuar ne nurmat zyrtare, KM nuk do shpetonte 18 mije apo 3000 vdekje siç shprehet sot. Dhe lexojeni mire te “(ç)diplomuar” gjithologe publike, nen efektin 50% do prisnim te ndodhte skenari i 250 personave qe mund te nderronin jete, kurse nen skenarin e nje efekti 70% shume me pak. Po ku dini ju te lexoni shkencen dhe grafiket, ju dini shkencen e kafese!

E treta, te “(ç)diplomuar” personazhe publike dhe gjithologe, e degjuat znj. Bino qe u shpreh ne ABC News: “kemi me shume persona qe kane nderruar jete se numrat zyrtare”! Pra, mortaliteti ne vendin tone mund te jete edhe me i larte se ne Itali ne raport me numrat e infektuar.

E fundit te (ç)diplomuar gjithologe, nuk me intimidoni dot, madje perkundrazi qesh me injorancen tuaj dhe me jep me shume force per te luftuar per te verteten ne Shqiperi”- shkruan Muka.

Në një tjetër postim ka publikuar videon e deklaratës së tij, ku shprehet se nuk ka gënjyer pasi ka thënë më pak se 250 viktima dhe sot vërtet kemi më pak viktima se aq. Për rikujtesë 26.

“Pse nxehet qeveria, gazeta Tema alla Nazarko dhe profilet fallco? Une kam thene se nese masat kane efekt mbi 75% do kemi ME PAK se 250 persona qe rrezikojne te nderrojne jeten! Sa me i madh efekti i masave, aq me pak jete te humbura. A nuk kemi me pak se 250 vdekje sot?! Ku paskam gabuar une ne projeksionet e bera?”- shkruan ish-zv.ministri. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *