Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi ironi me “Foltoren”: “Opozita e vërtetë” me vendosjen e karrigeve të reja në selinë blu ka tmerruar Ramën


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë ironi me postimin e fotove të zyrës së re në selinë blu të bërë nga grupimi i Berishës.

Bardhi shkruan se ndërkohë që SHBA pranon masakrën zgjedhore të 25 prillit, “opozita e vërtetë” është e zënë me karriget.

Më tej ai thotë se me vendosjen e karrigeve dhe pozicionin e ri të tavolinave Edi Rama ndjehet më i tmerruar.

Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”-shkruan Bardhi.