Vendosni fjalën kyçe....

Goxhaj: Kandidimi i Ledio Brahos si Avokat Populli i paligjshëm, opozita e Alibeajt po bën akt tradhtie


Avokati Altin Goxhaj thotë se zgjedhja e pritshme nga Kuvendi e Ledio Brahos si Avokat Populli është e palogjshme dhe akt tradhtie nga deputetët e opozitës të krahut të Enkelejd Alibeajt.

Goxhaj sqaron se kanditimi i tij është bërë në shkelje të procedurës ligjore dhe rregullores për të kandiduar për Avokat të Popullit.

Ledio Braho nuk ka kandiduar në njoftimin e Kuvendit dhe kjo ka ndodhur vetëm pas marrëveshjes së pranuar Balla-Alibeaj për të përsëritur njoftimin për shkak se i vetmi kandidat fitues isha unë”-shkruan Goxhaj.

Goxhaj thotë se nëse Braho zgjidhet ai nuk do mbrojë interesat e demokratëve dhe popullit të thjeshtë duke e quajtur atë avokat të deputetëve.

Goxhaj përmend rastin kur burgoseshin qytetarë për shkak se protestonin dhe mbroheshin nga ai në gjyqe ndërsa Braho mbronte deputetët në gjykata.

Postimi i plotë:

Njoftim për shtyp

Dt 21 Dhjetor 2022

Akti i Tradhëtisë së AliBallës dhe aliballave të tij do të paguhet nga mijëra qytetarë dhe demokratë që do vuajnë përshkallëzimin policor!

Nga Avokati Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit përballë avokatit të Aliballave dhe icineratorëve Ledio Braho

Sot po kryhet një akt i pastër tradhtie nga deputetë të votuar me votat e popullit opozitar! 28 deputetë të Opozitës sot do të votojnë avokatin e icineratorëve Ledio Brahon si Avokat të Popullit duke shkelur ligjin e Avokatit të Popullit dhe Rregulloren e Parlamentit e cila përcakton qartë afatet dhe proçedurat e kandidimit dhe siç rezulton edhe nga vetë fjalët e Enkelejd Alibeajt në 15 Korrik, “ne e kemi shkelur ligjin për qëllimin e mirë”!

Tradhtia e Aliballave në shërbim të Rilindjes bazohet në 3 komponent themelor:

Shkelje e Ligjit dhe procedurave duke e bërë të paligjshëm edhe votimin e sotshëm.

Imoraliteti i Opozitës e cila tradhton interesat e elektoratit dhe gjithë popullit duke u hequr mundësinë e një Avokati Populli që mund ti mbrojë duke përsëritur historinë 5 vjeçare me avokaten e Lulit Erinda Ballanca.

Meritë totalisht e munguar e kandidatit të pranuar prej tyre për më tepër që e vetmja meritë është mbrojtja e një deputeti si Salianji dhe pagesat prej mijëra eurosh nga icineratorët!

Shpjegimi i 3 kushteve të imoralitetit dhe paligjshmërisë së Opozitës Kuislinge të Aliballës:

SHKELJA E LIGJIT dhe proçedurave përcaktohet qartë nga proçedura e përcaktuar qartë në Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Rregullorja e Parlamentit të cilat cilësojnë se njoftimi ka afat të përcaktuar qartë dhe i vetmi rast kur përsëritet njoftimi dhe nisin proçedurat e reja ndodh vetëm kur kandidatët e paraqitur në njoftimin për aplikim dështojnë të sigurojnë firmat dhe votën në Parlament. Ledio Braho nuk ka kandiduar në njoftimin e Kuvendit dhe kjo ka ndodhurs vetëm pas marrëveshjes së pranuar Balla-Alibeaj për të përsëritur njoftimin për shkak se i vetmi kandidat fitues isha unë. Përsëritja e njoftimit pa shqyrtuar dhe hedhur në votim kandidatët e paraqitur në njoftimin e parë, është e paligjshme.

IMORALITETI I OPOZITËS SË ALIBALLËS lidhet me vuajtjet e parapërgatitura për vetë votuesit dhe gjithë popullin shqiptar të cilët do të jenë peng i një represioni të pandalshëm policor në rrugë dhe në komisariate për shkak se i vetmi që do mundej ti pengonte nëpërmjet një strategjie të paraqitur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, jam unë. Për këtë kam dhënë prova në një dekadë se si kam mundur të liroj dhe të shpëtoj me dhjetëra demokratë dhe protestues dhe me fuqinë e avokatit të popullit do ta bëja për gjithë shqiptarët! Por duke iu referuar faktit që Opozita kuislinge e AliBallës ka paraqitur si kandidat të vetin Ledio Brahon, i cili është i faktuar edhe si Avokat i Icineratorëve për të cilat gjoja ka luftuar Opozita Kuislinge e AliBallës, tregon qartë se imoraliteti politik nuk ka kufij në të dy anët e politikës shqiptare.

MERITA E MUNGUAR E KANDIDATIT LEDIO BRAHO dhe merita e plotë e kandidatutës sime tregon edhe standardin e Opozitës Kuislinge të Aliballës.Ledio Braho ka qenë avokat deputetësh por jo anëtarësh të dhunuar dhe burgosur të PD apo edhe protestuesve të popullit! Merita e tij është ti shërbejë halleve personale të deputetëve të Opozitës por jo anëtarësisë! Ai është emëruar në pozita kyçe nga PD për tu paguar me paratë e taksapaguesve për të mbrojtur deputetët e PD dhe për të mos sjellë asnjë rezultat në favor të Opozitës siç ka ndodhur me pozicionin e tij në KQZ! E kundërta është në rastin tim që kam qëndruar me mijëra orë në një dekadë duke mbrojtur me sukses me dhjetra e dhjetra protestues të PD dhe të Popullit. Sepse Merita në Opozitë është ti shërbesh të fuqishmëve dhe jo atyre që mbajtën në një dekadë represionin policor!

Votimi i sotshëm do të ketë konseguenca të pastra në të ardhmen e Axhendës Soros së Shpopullimit të Shqipërisë por edhe mbi vetë legjitimitetin e kandidimit dhe votimit të paligjshëm të një kandidati të paligjshëm i cili do të mbahet mend si Avokati i Icineratorëve që u shpërblye për shërbimet ndaj korrupsionit dhe jo për të mbrojtur popullin!