Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen 3 makina në Lushnjë, një i plagosur rëndë (FOTO)


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, si pasojë e të cilit është plagosur rëndë një person.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 08:20 në autostradën Lushnjë-Fier, pranë Gorresë.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, mes tyre një frezë, makinë bujqësore, që mendohet të ketë qenë dhe shkaku i aksidentit.

Freza që lëvizte në autostradë është goditur nga një kamionçinë tip Benz me targa AA 461DY, e ngarkuar me bidonë qumështi dhe kjo fundit u godit nga mjeti tip Benz me targa AA 256 FP.

Si pasojë e aksidentit zinxhir, mjeti bujqësor dhe kamionçina kanë përfunduar jashtë rruge në kanal, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit bujqësor.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lushnjës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *