Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga makina në Lezhë, humb jetën shoferi


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Lezhë – Milot. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të një karburanti, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi 39-vjeçar.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në  aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *