Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 361 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, mbi 17 mijë njerëz të infektuar


Autoritetet kineze të Shëndetësisë kanë njoftuar ketë të hënë se janë regjistruar 2,829 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit të ri, si dhe 57 njerëz të tjerë kanë humbur jetën të dielën.

Kjo e ka çuar në 17,205 numrin e të prekurve nga koronavirusi dhe në 361 numrin e viktimave.

 56 nga viktimat janë në Provincën e Hubeit dhe një në Chongqing të Kinës në jug-perëndim, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

Komisioni konfirmoi se ka 5.173 raste të reja të dyshuara, duke e çuar në 21.558 numrin e njerëzve që dyshohet se janë prekur nga virusi.

Gjithashtu të dielën, 186 pacientë u sëmurën rëndë, ndërsa 147 njerëz të tjerë u liruan nga spitali pas shërimit.

Siç shkruan agjencia e lajmeve në Kinë, Xinhua, 2,296 pacientë vijojnë në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *