Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e El Chapo-s martohet me nipin e baronit të drogës (FOTO/VIDEO)


Vajza e lordit të drogës meksikane, Joaquin “El Chapo” Guzman, është martuar me një tjetër pasardhës të një perandorie droge.

Mediat meksikane njoftuan se ceremonia është mbajtur në katedralen e kryeqytetit të Sinaloas, Culiacan.

Alejandrina Gisselle Guzman u martua me Edgar Cazares, nipin e Blanca Margarita Cazares, dhe dasma u zhvillua në 25 Janar, raporton gazeta Reforma.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar dhe fotografi e video nga dasma përrallore, e cila u përmbyll me një shfaqje fishekzjarresh. Po ashtu ka edhe një video të kërcimit të nuses me nënën e saj, gruan e parë të El Chapo-s, Alejandrina María Salazar Hernández.

Një burim në Dioqezën Katolike Romake, konfirmoi për Reuters se dasma ndodhi, por nuk pranoi të jepte detaje.

Qytetarët që jetonin dhe punonin pranë katedrales i thanë “Reuters” të shtunën se kishin vënë re një martesë ekstravagante edhe pse nuk kishin dijeni se kush ishte çifti.

“Kisha është për të gjithë. Por kisha nuk duhet t’i jepte privilegje askujt. Është e padrejtë.”– tha një vajzë me emrin Sofia, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj.

Edhe pse “El Chapo” po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, biznesi ka ecur mirë nën udhëheqjen e djemve të tij dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Karteli i Sinaloas ka mbajtur një kontroll të fortë në tregtinë e drogës ndërsa familjarët kanë nisur dhe bizneset e tyre të ligjshme.

Në janar, vajza e tij diversifikoi linjën e biznesit të pijeve me lëshimin e një birre të quajtur “El Chapo”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *