Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet e SPAK-ut, Meta: S’ka asnjë fakt për mua, që nga SHBA e deri në Zimbabve


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot në një lidhje direkte nga Jala për televizionin “News 24” për hetimet e nisura nga SPAK ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se “U dha një dikrektivë nga Kongresi i Partisë” për hetimin ndaj tij.

“Nuk ka asnjë fakt duke nisur nga SHBA-ja deri në Zimbabve e po deshët edhe në Zelandën e re, që të ketë një sheklje të ligjit nga Ilir Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë, por në radhë të parë qytetarë i lirë. Ilir Meta nuk është i këtyre standardeve që të paguajë të dalë në foto me këtë apo atë pasi Bill Clinton e ka quajtur burrë shteti që 12-vjeç. Këto janë përrallat e Rilindjes që është në përpëlitjet e fundit”- tha ai.

Meta kujtoi akuzat dhe denoncimet e ngritura nga Partia e Lirisë për aferën e inceneratorëvve dhe tha se “ato firmat fët e fët, do të dalin përpara drejtësisë”.