Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur në burgun e Peqinit anëtari i bandës së Julian Sinanajt, i dënuar me burg të përjetshëm


Ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit një person i dënuar me burgim të përjetshëm. Bëhet fjalë për Andon Mëhillajn, i cili mendohet se është anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Familjarët e Mëhillajt kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij, ndërsa kanë ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar.

Pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e bandës famëkeqe, Mëhillaj u vetëdorëzua në vitin 2014 në policinë e Vlorës.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”. Ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre.

Kur u vetëdorëzua në polici, ai tha se do ta kishte bërë më parë por fillimisht donte të siguronte familjarët të cilët po përballeshin me kërcënime me jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *