Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm Klement Zguri në KQZ, të tjerët me pushime: Mbledhja për 13 tetorin dështoi


Pas kërkesës së aleatëve të Lulzim Bashës për të nisur procedurat për dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 Tetorit, ishte parashikuar që KQZ të mblidhej sot në orën 10:00.

Mirëpo kjo mbledhje ka dështuar pasi i pranishëm ka qenë vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

Zguri theksoi se n/kryetari dhe anëtarët e zgjedhur nga maxhoranca kanë deklaruar se janë me leje dhe se mbledhja dështoi për mungesë të kuorumit.  

“Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi”, tha Zguri.

Ditën e djeshme, përmes një shkrese zyrtare, Partia Agrare Ambientaliste, PR dhe LSI kërkuan nisjen e procedurave për zhvillimin e votimeve më 13 tetor. Shkresën e dorëzoi dje në institucion nënkryetarja e PR-së, Brunilda Laboviti.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *