Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina akuzon Rusinë se bombardoi civilët në korridoret e evakuimit: Janë vrarë 7 persona mes tyre një fëmijë


Përpjekjet e reja për të evakuuar civilët nga qytetet e rrethuara në Ukrainë po ndërlikohen nga bombardimet e vazhdueshme ruse, thonë zyrtarët ukrainas, raporton BBC.

Korridoret humanitare po krijohen nga Mariupol, Sumy dhe qytete e fshatra jashtë kryeqytetit Kiev.

Por zyrtarët ukrainas akuzuan forcat ruse se qëlluan mbi një kolonë me gra dhe fëmijë nga fshati Peremoha, afër Kievit, duke vrarë shtatë prej tyre.

Evakuimet vijnë ndërsa luftimet vazhdojnë rreth Kievit dhe qyteteve të tjera.

Një kolonë civilësh, ekskluzivisht gra dhe fëmijë, u qëllua nga pushtuesit. Rezultati i këtij akti barbar ishin shtatë të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë”- thuhet në një deklaratë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Reporteri i BBC-së në Irpin, Abdujalil Abdurasulov, një nga qytetet jashtë kryeqytetit që po evakuohej, më herët raportoi se nuk ishte e mundur të thuhej se armëpushimi humanitar po mbahej sepse shpërthimet dhe zjarri i artilerisë, përfshirë ato të palës ukrainase, mund të dëgjoheshin ende.

Zyrtarët rajonalë thanë gjithashtu se luftimet në zonë po vazhdonin dhe se ekzistonte një kërcënim i vazhdueshëm i sulmeve ajrore.

Situata në Mariupol është veçanërisht e dëshpëruar pas dy javësh bombardimesh, thotë OKB, me pak akses në ushqim, ujë dhe energji.

Nënkryetari i bashkisë Serhiy Orlov tha për BBC se një autokolonë ishte nisur nga Zaporizhzhya për në qytet duke transportuar ndihma dhe duke përfshirë autobusë për evakuimet, por nuk ishte e qartë nëse do të kalonte.

“Kjo është përpjekja e shtatë. Në gjashtë të mëparshmet nuk funksionoi. Kolonat nuk u lanë të kalonin, ato u bombarduan, rruga ishte minuar, kishte granatime në qytet,” tha ai.