Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Metës: Pse u shkarkua gjenerali i Forcave Detare


Pas shkarkimit të komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani, vjen një sqarim nga Presidenca.

nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri thotë se shkarkimi ka ardhur si pasojë e mbarimit të mandatit dhe jo për shkelje ligjore.

“Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.

Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore.

Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.”, tha Shaqiri.

Ylber Dogjani u shkarkua dje nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Por për shkak të kërkesës së para disa muajve të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për shkarkimin e komandantit të Forcave Detare pas ngjarjes së ndodhur në bazën e Pasha Limanit, u aludua se kjo ishte arsyeja e shkarkimit të tij. Por mesa duket paska qenë vetëm përfundimi i mandatit.

Ngjarja e rëndë në bazën e Pashalimanit ndodhi më 11 janar të këtij viti, ku nga depot e kësaj baze u vodhën tre armë automatike, disa granata dhe një sasi fishekësh, vlera e të cilave llogaritej disa mijë euro.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *