Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Shqipëri Bill Clinton, pritet nga kryeministri Rama në Rinas


Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ku është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama.

Clinton së bashku me delegacionin e tij mbërritën në Tiranë mesditën e sotme në kuadër të një vizite diplomatike me ftesë të qeverisë shqiptare.

Ish-Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, Clinton do të marrë dekoratën “Ylli i mirënjohjes për arritjet publike”, ndërsa në orën 19:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes së tij.