Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesi i plagosur mbahet i lidhur me pranga në krevatin e spitalit (VIDEO)


Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, ka publikuar pamjet e një prej protestuesve të plagosur në protestën e djeshme të opozitës.

26-vjeçari Armando Gecaj, sipas Bardhit, ka pësuar hematoma në trup për shkak të dhunës së ushtruar nga policia.

“Dhune e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer ne vegel qorre te nje rregjimi kriminal te shkermoqur de facto tashme. Ky eshte Armando Gecaj, 26 vjec, i lidhur me pranga, ndersa ka kontuzione, edema dhe hematoma te shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerezve te veshur me uniforme qe zbatojne urdhera partiak te eproreve te tyre te inkriminuar deri ne fyt, Lleshi e Rama. #DhuneQorreMilitante#PoliciEKeqperdorur”, shkruan Spahia.

I riu thotë se nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm dhe nuk ka ushtruar dhunë, por vetëm ka protestuar.

“Të ma sjellin një kamer, s’i kam gjuajtur kujt mor burrë, vetëm kam protestuar. Kam pas vetëm një palë zinxhirë në dorë, i kam mbajt në qafë, si kam rënë kujt. Një video ma sill mua, që kam sharë ndonjë, i kam gjuajtur me kapsoll ndonjë polici. Më kanë marrë zhag mor shok. E kam xhupin 8 kile, më kanë marrë zhag. Shikoje si e kam kurrizin, më kanë shkelur, as qeni nuk rrihet kështu.”, tregon Gecaj.

Më pas në video shihen efektivë të policisë që hujnë në dhomën e pacientit, dhe i kërkojnë Spahisë të largohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *