Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një i vdekur në mes të rrugës në Fier


Një person është gjetur i vdekur në mes të rrugës sot në Fier. Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të spitalit të Fierit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka dërguar më pas trupin e pajetë në morg për ekspertizë dhe për të zbuluar identitetin.

Paraprakisht mësohet se viktima është mashkull, rreth moshës 70 vjeçare. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të dhe cilat janë shkaqet e vdekjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *