Vendosni fjalën kyçe....

Rama dënon fort dhunën ndaj mjekëve


Dy javë pas protestave të mjekëve, kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha.

Në një takim me mjekë, Rama tha se e gjithë qeveria e mirëkupton protestën e mjekëve ndërsa dënoi dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Mes rreshtash Rama pranoi se mjekët detyroheshin të punonin në kushte të vështira, me një fluks të madh pacientësh në urgjenca.

“Askush nuk mund të kërcënojë e ushtrojë dhunë ndaj personelit të mjekësisë.

Janë të paktën katër raste, ndaj mjekëve në krye të detyrës dhe ndërkohë përllogariten rreth 315 mijë raste të trajtuara vetëm në urgjencat e QSUT-së që trajtohen në kohë dhe me përgjegjshmëri nga mjekët pavarësisht vështirësive me të cilat përballen.

E sjell këtë shifër, për të treguar se pavarësisht volumit të madh të punës, ekipet e urgjencave ia kanë dalë të përballojnë flukset gjatë 24 orëve të çdo ditë të javës.

Çdo rast agresioni, bluzat e bardha ia kanë dalë të qëndrojnë në krye të detyrës, t ëmos braktisin misionin e tyre dhe madje të përballen me këtë fenomen duke ngritur zërin dhe duke protestuar.

Jo vetëm ministrja e shëndetësisë  dhe unë, por e gjithë qeveria e mirëkupton dhe e mbështet plotësisht çdo protestë të kësaj natyre si një ndihmë e madhe në sensibilizimin e opinionit publik lidhur me faktin që mjekët nuk janë figura e djallit që përgojohet çdo ditë, sidomos në rrjetet sociale, të cilat na sjellin të gjitha prurjet e injorancës, të agresivitetit dhe të boshllëkut të madh në raport me realitetin e vërtetë, që nuk është realiteti që merr përmara tërësisht të papërthputhura me realitetin e fakteve, që shfaqet në ekrane apo protaleve për shkak të agresioneve nga një anë apo atyre rasteve, kur mjekë përgjëgjës, infermierë shfaqen në pozicionin e gabuar të individit të korruptuar.

Nëse do thoja se ska korrupsion është një gënjeshtër e madhe por nëse do pranonin se në spital nuk merrni dot një shpjegim pa korrupsion do të pranoni një të vërtetë akoma më të madhe.”, tha Rama.